Vetëvrasja e nënkomisarit, kolegët në lot: Ishte me sedër, shumë i ndershëm

Aktualitet

Vetëvrasja e nënkomisarit, kolegët në lot: Ishte me

Arben Pjeçi, nënkomiar në policinë e Durrësit, u vetëvra pasditen e të enjtes në ambientet e zyrës së tij, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Oficeri ishte dënuar së fundmi nga Gjykata e Apelit për “Plagosje të lehtë”, gjë që e kushtëzonte që në të ardhmen të ndërpreriste marrëdhënien e punës me Policinë e Shtetit.

Teksa këtë të premte u përcoll për në banesën e fundit, miqtë dhe kolegët ishin të shokuar nga ngjarja. Në një prononcim për media ata u shprehën se Pjeçi ishte një njeri shumë i ndershëm dhe me sedër, çka vendimi i formës së prerë të gjykatës mund ta ketë shtyrë drejt aktit ekstrem.

“Mik i mirë dhe njeri shumë i mirë. Na ka ardhur shumë keq”, deklaroi një miku i tij.

Një ish-koleg i përlotur e përkujtoi të ndjerin si një njeri të mbrekullueshëm: “Nuk mund të shprehem se e kam pasur shumë mik, shumë mik! E merrja në punë se kisha makinën unë. Unë kam punuar para 6 vitesh me të. Më pas takoheshim këtu çdo natë pinim kafen bashkë. E kam pasur shumë mik e vlla”.

“Ishte shumë shumë i ndershëm, jashtë mase. As familja nuk kishte kuptuar gjë. Ikte në punë normalisht”, deklaroi një tjetër mik i oficerit.

Edhe komshinjtë ishin shokuar nga gjendja e rëndë.

“Unë jam komshiu i tij. Ishte çun me sedër, me kulturë, me shkollë, i paparë, më vjen shumë keq. U çuditëm si ndodhi”, tha një fqinj i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion