Lista Serbe i përgjigjet ashpër Kosovës: KFOR, EULEX dhe UNMIK do të ndalojnë Kurtin të ndërtojë ura

Kosovë&Rajon

Lista Serbe i përgjigjet ashpër Kosovës:  KFOR, EULEX dhe UNMIK

“Mbledhja e nënshkrimeve për peticionin kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër, të cilin populli serb e percepton si simbol të imponimit, përçarjes dhe provokimit, ka përfunduar me sukses”. Kështu njofton me një deklaratë Lista Serbe, partia më e madhe e serbeve në veri të Kosovës.

Sipas saj, në 11 orë, 3,628 qytetarë mbështetën me nënshkrimet e tyre qëndrimin e qartë për të kundërshtuar vendimin e Prishtinës, që e quan arbitrar dhe të njëanshëm. 

Sipas deklaratës, peticioni do t'u dorëzohet zyrtarisht në ditët në vijim përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, misionit KFOR, EULEX, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe UNMIK-ut, nga të cilët, siç thuhet, kërkohet "një reagim urgjent dhe i qartë ndaj sjelljes së institucioneve në Prishtinë.

“Populli serb nuk është kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por është kundër vendimeve që merren pa përfshirjen e tij dhe kundër politikave që synojnë fshirjen e ekzistencës së tyre në këtë rajon”, njoftoi Lista Serbe

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion