LAJMI I FUNDIT/ Dorëhiqet pas dy vitesh në detyrë Florian Sulejmani, kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Dorëhiqet pas dy vitesh në detyrë Florian

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak javë më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkese të Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Kryeministrit, në nëntor 2023, pas një gare për herë të parë me konkurs për zgjedhjen e drejtuesit, pas ndryshimeve ligjore.

Prokuroria e Beratit njoftoi më 16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të tij në detyra.

Por pasi Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën, ia kaloi Prokurorisë së Tiranës dosjen.

Dhe më 26 prill, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Sulejmanit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion