Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare

Kosovë&Rajon

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7

Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, parlamenti është shpërndarë dhe vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditëve.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun që ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani, ka propozuar datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tashmë i mbetet Haxhiut që të dekretojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kriza institucionale erdhi pas disa seancave të dështuara në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, ku mungesa e kuorumit dhe mungesa e marrëveshjes politike mes partive çoi në bllokim të procesit. Opozita ka bojkotuar punimet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për kandidaturat e saj.

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të institucioneve, ndërsa përpjekjet për kompromis nuk kanë dhënë rezultat.

ME TE LEXUARAT