“Kur do ta njohësh Kosovën?”, tensione në takim, Kurti “shpërthen” ndaj Vuçiç

Detaje të reja janë zbardhur nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit tha se Kurti e ka pyetur se kur do e njohë Kosovën dhe përgjigja e ka acaruar.
“Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu.”, rrëfeu Vuçiç.
Ndërkohë është arritur dhe një dakordësi, pasi sipas Presidentit serb dialogu do të vijojë deri në fund të korrikut. “Nuk kam marrë pjesë në një takim si ky. Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Kurti erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Kjo ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut”, tha Vuçiç.
Po ashtu ai thekson se edhe në këtë takim Kurti ka kërcënuar se do e padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë.


