Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit

Kosovë&Rajon

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja,

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Mediat në Kosovë raportojnë se aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi u nis nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00. 

Thaçi është parë me lule në dorë teksa hyn në varrezat në fshatin Burojë të Skënderajt. 

Kujtojmë që Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë disa ditë para se të ndërronte jetë.

 

ME TE LEXUARAT