Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë, në kërkim pronari i kompanisë dhe betonieres Saimir Hoxha

Aktualitet

Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë, në kërkim

Policia e Tiranës po vijon hetimet për aksidentin e rëndë me 4 të vdekur që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, ku një mjet “Benz” u përplas me shpejtësi me një betoniere të ndaluar në rrugë dhe më tej shpërtheu në flakë, duke vrarë të katër të rinjtë.

Por mësohet se firma ku punonte drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i arrestuar, rezulton të jetë ‘Hel-Jon shpk’, e cila merret prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar.

Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është gjetur nga policia. Ai akuzohet se ka punësuar Krrashin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës.

Samir Hoxha rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë./Shqiptarja.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion