Humbën jetën në aksident në Gjakovë, identifikohen 3 viktimat

Kosovë&Rajon

Humbën jetën në aksident në Gjakovë, identifikohen 3

Identifikohen emrat e viktimave të aksidentit në Raçë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas mediave kosovare, ndonëse u tha si fillim se viktimat dyshoheshin se ishin nga Shqipëria, rezulton vetëm një prej tyre. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

Në aksident u përfshi vetëm automjeti tip ‘Ford’ ku udhëtonin tre viktima, që u përplas me urën dhe doli nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion