Gripi i shpendëve “trembi” Kosovën, asgjesohen 10 ferma

Kosovë&Rajon

Gripi i shpendëve “trembi” Kosovën, asgjesohen 10 ferma

Në Kosovë janë asgjesuar 10 ferma, një javë pasi u konfirmua rasti i parë me gripin e shpendëve. Lajmi u bë me dije për mediat kosovare nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Deri më tash janë diku rreth 10 ferma që janë asgjësuar, kryesisht janë ferma të ekonomive familjare që pas marrjes së mostrave kanë rezultuar pozitiv në Gripin e Shpezëve H5N8”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se rastet e Gripit të Shpendëve që janë konfirmuar janë në shumicën e komunave të Kosovës, përfshirë këtu Prizrenin, Rahovecin, Skenderajn, Mitrovicën, Malishevën dhe disa komuna tjera. Ai ka shtuar se inspektorët janë në teren duke lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtar duke respektuar masat e biosigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion