Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi/ Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit shqiptar

Kosovë&Rajon

Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi/

Një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Mediet fqinje shkruajnë se sipas hetimit është vërtetuar se autori disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri për t’u fshehur.

Por pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në një fshat të vendit tonë.

Ai u ekstradua në Greqi ku edhe ka qëndruar në paraburgim deri në dhënien e dënimit. Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Deklarata që dha në polici

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion