E rëndë/ Nënkoloneli shqiptar i jep fund jetës në moshën 48-vjeçare

Kosovë&Rajon

E rëndë/ Nënkoloneli shqiptar i jep fund jetës në


Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, S.H., është vetëvrarë ditën e sotme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti, tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 11:20.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha ai.

Zahiti tha së në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma.

“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, shtoi ai.

Ndryshe, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion