"E ke dhuratë prej qytetarëve”, aktivistët gjuajnë me tortë kryetarin e ZRRE-së!

Kosovë&Rajon

"E ke dhuratë prej qytetarëve”, aktivistët

Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar një veprim simbolik, duke “ëmbëlsuar” kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, me një tortë.

Në një video të shpërndarë nga grupi, shihet një aktivist duke ia dhuruar tortën Fejzullahut, duke e përplasur atë në timonin e automjetit dhe mbi kryetarin e ZRrE-së.

“15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion