Zjarr mbi repartin ushtarak pranë Gjirokastrës, flakët rrezikojnë parkun e mbushur me koshere bletësh

Aktualitet

Zjarr mbi repartin ushtarak pranë Gjirokastrës, flakët

Një zjarr ka rënë në zonën e Poligonit, mbi repartin ushtarak në Gërhot të Gjirokastrës, duke rrezikuar një park bletësh dhe objektet ndihmëse në të.

Sipas informacionit nga shërbimi zjarrfikës, flakët përfshinë të gjithë sipërfaqen e parkut dhe u përhapën edhe jashtë tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke shpëtuar të gjitha kosheret e bletëve.

Nga zjarri u dogj një kasolle që shërbente për ruajtjen e materialeve të bletarisë, ndërsa nuk pati dëmtime në kosheret.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve. Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion