I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella që biznesmeni Ermal Beqiri ka blerë në Francë

Aktualitet

I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.

I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella

Sipas SPAK,Beqiri ka blerë në Oise të Francës një kështjellë për 2.6 mln euro. Foto tregojnë pamjet e kështjellës, nga ambientet brenda dhe jashtë saj. Kështjella ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, Oise, rreth një orë larg Parisit. Kompleksi është i rrethuar nga park dhe gardh mbrojtës, ndërsa fasadat dhe çatitë gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez.

I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella

I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella

Gjithashtu Ermal Beqirit i janë zbuluar mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente si dhe disa mjete motorike. Ai u arrestua na Francë ndërsa fluturonte me një avion mbi një central bërthamor. Ndërsa SPAK në reagimin e tij zyrtar theksoi se këto pasuri të zbuluara do të sekuestrohen.

Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”, sqaroi SPAK në njoftim zyrtar të bërë më herët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion