E gjatë 180 cm dhe me veshje sportive, zhduket në mënyrë të mistershme shqiptarja

Kosovë&Rajon

E gjatë 180 cm dhe me veshje sportive, zhduket në mënyrë

Burkurije Hasan Neziraj nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt në Kosovë rezulton e zhdukur që prej datës 11 qershor. Për gjetjen e 46-vjeçares, Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dal nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë.

Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.

Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt apo në 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion