Netanyahu ulet në karrigen e kryeministrit, dikush i thotë në vesh që s'e ka vendin më aty

Bota

Netanyahu ulet në karrigen e kryeministrit, dikush i thotë në

Pas 12 vitesh qeverisje, Benjamin Netanyahu nuk do të jetë më në krye të vendit.

Megjithatë, pas votimit të qeverisë së re, ish-kryeministri i Izraelit, u ul sërish në karrigen e kryeministrit, por një person, i tregoi që ai nuk mund të ulej më aty, pasi tanimë duhej të ulet në vendet e dedikuara për opozitën në Parlament.

Qeverisja e Netanyahut përfundoi të dielën, pasi Parlamenti votoi pro një qeverie të re uniteti, të udhëhequr nga Naftali Bennett.

Pas këtij vendimi, Netanahu tha se së shpejti do të rikthehet në pushtet. Ai renditet si lideri më jetëgjatë në Izrael, pasi është kryeministër që nga viti 2009.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion