“Defender Europë 21” në Kosovë, Osmani dhe Kurti shohin nga afër stërvitjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po ndjekin nga afër stërvitjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”. Mediat kosovare bëjnë me dije se kreu i shtetit dhe i qeverisë janë në Aeroportin e Gjakovës.
Pamjet e publikuara nga mediat kosovare tregojnë se presidentja është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK-së, si dhe është parë duke i analizuar armët.
Krerët e institucioneve do t’u adresohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”. Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.


