Shtëllunga të mëdha tymi, shkrumbohet nga flakët shtëpia 3-katëshe në Fier
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 13:17
Aktualitet

FIER
Një banesë 3-katëshe në lagjen “Apolonia”, në Fier është përfshirë nga flakët.
Në pamje shihet dhe banesa e shkrumbuar.
Nga të dhënat e para mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda ka pasur edhe persona.
Dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje si dhe forca të shumta policie.

