Covid-19 “mbërthen” edhe Kosovën, shënohen 14 mijë raste pozitive
Lajmifundit
/
7 April 2021, 10:58
Kosovë&Rajon

Një vit e disa muaj nga pandemia botërore, që ka vrarë miliona njerëz, situata duket se nuk ka përmirësim, pavarësisht shpikje së vaksinës. Autoritetet shëndetësore në Kosovë tregojnë që, një vit nga pandemia, në vend janë shënuar 94,656 raste pozitive me koronavirus, 14 mijë prej të cilëve janë aktivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur që kanë ndërruar jetën 1,934 pacientë me Covid. Gjithashtu IKSHPK njoftoi se deri më sot 78,702 persona janë shëruar.


