Borrel: Zgjedhje të reja në veri, Serbia të lirojë tre policët e Kosovës

Kosovë&Rajon

Borrel: Zgjedhje të reja në veri, Serbia të lirojë tre

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se në takimet që ka pati sot, veçmas, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, është rënë dakord se duhet të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Borell deklaroi se i ka thënë Vuçiçit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Kryediplomati europian shtoi se pret nga palët që të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa asnjë parakusht.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Borrell shtoi se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative.

Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell po ashtu tha se nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës.

Takimi me Kurtin

Shefi për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Josep Borrell,ka ftuar në takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur zgjidhjen në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Borrell përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur për ecurinë e takimit me Kurtin e Vuçiqin, të cilat janë zhvilluar të ndara.

Kështu, lidhur me takimin me kryeministrin Kurti, Borrell përmes Twitter u shpreh se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar dhe që po synohet të gjendet një zgjidhje për uljen e menjëhershëm të tensioneve në veri të vendit, si dhe të ecet përpara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion