"OceanGate" shpall të vdekur 5 turistët në nëndetësen “Titan”

Bota

"OceanGate" shpall të vdekur 5 turistët në

Kompania turistike OceanGate Expeditions tha se beson se pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses “Titan” kanë vdekur. Me kalimin e orëve shpresat për gjetjen e tyre janë shuar pothuajse totalisht, duke u shprehur ngushëllimet familjeve.

“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, kanë humbur fatkeqësisht.  

Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës.

Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka falënderuar të gjithë punonjësit që kontribuuan në operacionin për gjetjen e tyre, ndonëse pa sukses.

“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtueshme për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje.

E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision.

Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues, dhe ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre.

Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det. 

Me respekt kërkojmë që të respektohet privatësia e këtyre familjeve në këtë kohë më të dhimbshme”, përfundon njoftimi.

Mesditën e sotme janë gjetur mbetje, ku është vlerësuar se i përkasin nëndetëses “Titan”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion