Ballkani Perëndimor në rrezik! Mbi 700 milionë euro mund të humben nga Plani i Rritjes

Kosovë&Rajon

Ballkani Perëndimor në rrezik! Mbi 700 milionë euro mund të

Komisionarja evropiane për Zgjerim Marta Kos ka paralajmëruar vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë të humbasin mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse nuk përmbushin reformat e kërkuara brenda afateve të përcaktuara.

Sipas një letre të dërguar më 17 prill në gjashtë kryeqytetet e rajonit, Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve të përshpejtojnë zbatimin e reformave, në mënyrë që të mos humbasin fondet e planifikuara.

Burime nga Komisioni Evropian bëjnë të ditur se fondet janë të lidhura me afate të qarta zbatimi, ndërsa pas përfundimit të “periudhës së grejsit” ato mund të humbasin përfundimisht.

Sipas të dhënave jozyrtare, nëse reformat nuk realizohen, humbjet e mundshme ndahen mes vendeve të rajonit, ku përfshihen edhe Shqipëria, Kosovë, Serbi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Vetëm disa nga vendet kanë përfituar deri tani nga pagesat e para të planit, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka mbetur pas për shkak të vonesave në miratimin e agjendës reformuese.

Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, me vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, synon të nxisë reformat dhe zhvillimin ekonomik në rajon, me qëllim përafrimin më të shpejtë me tregun evropian./REL

ME TE LEXUARAT