Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen 20 raste të reja infektimi

Ndërsa nga 2.066 testime të kryera, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
147 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, ndrësa numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 103.908.
Numri total i infektimeve ka shkuar 107.613, ndërkohë që ai i viktimave është 2,264 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.
Në 24 orët e fundit 2.922 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 78.477 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

