Kush është pasagjerja që humbi jetën pas hedhjes nga autobusi, ç’ka mbetur nga vendi i ngjarjes
Lajmifundit
/
5 June 2021, 15:12
Aktualitet

Një aksident më pasojë vdekje u regjistrua mbrëmjen e të premtes në Elbasan.
Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.
47-vjeçarja nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë drejtuesi i autobusit 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan u arrestua nga policia.

