Aksioni i kontrabandës, Kurti: Kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë pa pengesa në Kosovë

Kosovë&Rajon

Aksioni i kontrabandës, Kurti: Kriminelët shqiptarë dhe

Kryeministri Albin Kurti është pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup të organizuar nga “The Economist”. Në fjalën e tij, Kurti, ai foli për aksionin që policia e Kosovës zhvilloi në veri, kundër kontrabandës. Sipas kryetarit të qeverisë, kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë pa pengesa në Kosovë.

“Krimi i organizuar është multietnik në Kosovë, kriminelët shqiptarë dhe kriminelët serbë ata bashkëpunojnë pa pengesa dhe ne do ta luftojmë atë pavarësisht gjithçkaje dhe dje ishte një operacion policor në disa komuna përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, ku morën pjesë pjesëtarë të policisë nga komuniteti shqiptar dhe serb. Mendoj se është e dëmshme që krimi të etnizohet dhe të politizohet”, tha Kurti.

Operacioni nisi në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, e për pasojë pati shumë tension.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion