Aksident tragjik/ Humb jetën një grua dhe plagosen 4 persona të tjerë (Detaje)

Kosovë&Rajon

Aksident tragjik/ Humb jetën një grua dhe plagosen 4 persona të

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

Mediet vendase raportojnë se nga aksidenti ka mbetur e vdekur një grua, ndërsa katër persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete.

Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion