Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete,

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion