Aksident i rëndë në Gjilan/ Përplasen 6 makina, mbeten 9 persona të lënduar
Lajmifundit
/
17 Gusht 2025, 09:03
Kosovë&Rajon

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjilanit, ku gjashtë automjete u përfshinë në një përplasje zinxhir.
Ngjarja ndodhi më 16 gusht, rreth orës 22:20, në rrugën “Lufta e Gjilanit”. Si pasojë, nëntë persona mbetën të lënduar. Sipas raportit mjekësor, fatmirësisht bëhet fjalë për lëndime të lehta.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi rastin dhe shtoi se njësia e trafikut rajonal po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


