Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot
Lajmifundit
/
17 Gusht 2025, 08:56
Aktualitet

Shqipëria do të ketë paradite me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me më shumë diell përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesdite, vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territorin, veçanërisht në zonat jugore dhe pjesërisht qendrore, duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu. Mbrëmja dhe nata pritet të sjellin stabilizim të motit.
Temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 37°C në mesditë. Era do të fryjë e lehtë nga perëndimi, me shpejtësi deri në 35 km/h, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.


