A pagoi Naim Murseli për vrasjen e partneres së tij? Gjykata i zbulon borxhin 320 mijë eurosh

Kosovë&Rajon

A pagoi Naim Murseli për vrasjen e partneres së tij? Gjykata i zbulon

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar si autorët që i morën jetën Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme është përmendur dhe emri i miliarderit të njohur, Behgjet Pacollit pasi është zbuluar se Murseli i kishte 100 mijë euro borxh këtij të fundit.

“Po, kjo është kontratë borxhi. E vërtetë në mes meje dhe zotit Pacolli. Shuma 100 mijë euro dhe thotë këtu ka normë interesi vjetor prej 0%, dhe nuk tregon kur ka qenë afati i shlyerjes së borxhit. Borxhi ka ekzistuar por është shlyer në mënyra tjera Nuk është dokument i noterizuar por është parakontratë”, ka deklaruar Murseli.

Më tej në seancën e sotme u përmend borxhi që Naim Murseli ka në një nga bankat e Kosovës, në vlerë 219 mijë e 296 euro, për të cilin ai pretendon se e ka përdorur për të blerë shtëpi.

“Siç e kam përmendur herën e kaluar unë dhe bashkëshortja ime, Liridona, kemi blerë një shtëpi përmes kredisë. Do të thotë ajo shumë është kredia e shtëpisë. Ka dallim, pasi shtëpia është në hipotekë. Nuk e paguan ta merr shtëpinë”, tha Murseli, ndërsa shtoi se shtëpia ishte hipotekë, kur u pyet nëse këtë ai e konsideronte borxh.

Kujtojmë se nga hetimet e kryera në saj të vrasjes së Liridona Ademajt ka rezultuar se bashkëshorti i viktimës Naim Murseli ka paguar rrth 30 mijë euro për ekzekutimin e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion