Kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, shtyhet seanca në GJKKO për Adriatik Llallën

Aktualitet

Kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, shtyhet seanca në
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30. 

Gjatë seancës së sotme, prokurorja e Posaçme e SPAK, Enkelejda Millonai, pasi dëgjoi parashtrimet, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në këtë proces. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës.

Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në proces u përfaqësua nga avokati i tij. Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Gjatë hetimeve ndaj tij, Llalla u largua drejt Italisë, ku u arrestua dhe më pas u la nën masa mbikëqyrjeje, pa iu dorëzuar autoriteteve shqiptare. Ndërkohë, procesi penal ndaj tij vijoi në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion