U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ka një mesazh

Aktualitet

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli
28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në spitalin “Gemelli” në Romë.

Vishkulli e cilëson këtë ndërhyrje si një sfidë të madhe të jetës së tij, ndërsa shpreh besimin te Zoti se gjithçka do të shkojë mirë.

Ndërhyrja vendimtare pritet të përcaktojë nëse ai do të ketë apo jo probleme me shikimin në të ardhmen. Operacioni i parë, i cili rezultoi me sukses, bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit.

Ai ka falënderuar të gjithë për interesimin, mbështetjen, mesazhet dhe lutjet.
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion