Arrestohet 49-vjeçari, lëvizte me ar'më me vete nëpër kryeqytet, dyshohet se po tentonte që ta...

Aktualitet

Arrestohet 49-vjeçari, lëvizte me ar'më me vete
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar një armë zjarri me motomjet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, pas administrimit të informacioneve të siguruara gjatë punës operative.

Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, efektivët gjetën një pistoletë me municion, të cilën ai dyshohet se do ta trafikonte.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe një jelek antiplumb. Policia bën me dije se 49-vjeçari kishte precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me municion, jeleku antiplumb, motomjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion