“Jam plagosur dhe kam bërë 4 operacione”/ Zebervoki flet për prapaskenat e jetës, sukseset dhe “dështimet”

Të bësh njerëzit të qeshin në kohë të vështira është një sfidë dhe një karakteristikë, që jo shumë njerëz e kanë.
Marius Dervishi apo siç e njohin si Zebervoki ka treguar sot më shumë për jetën e tij, sfidat që ai ka kaluar dhe aftësinë që ka për të bërë njerëzit e lumtur, në çdo kohë.
Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën Zebervoki tregoi sfidat dhe “padrejtësitë” në jetë por edhe suksese që ai ka arritur.
“Më shumë më merr Zebervoki kohë, sesa Mariusi. Sa herë mbaroj një projekt, mami dhe partnerja ime thonë shyqyr që mbarove se do të kemi në shtëpi, unë nis një projekt tjetër.
Pas çdo projekti dhe xhirime, kudo të jem në darkë kthehem në shtëpi, ja dedikoj familjes.
Natyra ime ka qenë i ndrojtur dhe i tërhequr nga shoqëria, sepse në 1997 jam plagosur me armë zjarri bashkë me mamin dhe pas atij momenti unë kam bërë 4 operacione në faza të ndryshme. Unë kam qenë ai delikati i shoqërisë dhe familjes. Ndryshimi im si karakter ka qenë 18 vjeç kur nuk studiova gazetari. E vetmja degë që më doli ishte administrim biznes. Unë në matematikë e kisha 7 që më uli edhe mesatare. Thash se po e filloja dhe më vonë u hasa me vështirësitë e asaj dege. Dhe unë nisa të “hakmerresha” ndaj padrejtësisë që u bë ndaj meje nga mua dhe fillova të eksperimentoj dhe aty ishte transformimi i jetës time dhe jam i lumtur. Në atë periudhë unë nuk fitova dot as Akademinë e Sigurisë.
Në rrjetet sociale mora famën e momentit dhe një kushëri më tha për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë. Aplikova dhe çuditërisht e fitova.
Që kur isha fëmijë, ndërtoja histori dhe fabula me lodrat që unë kisha. Edhe leximi i librave ka ndikur që sot unë të kem një aftësi krijimi. Në Tik Tok njerëzit kërëkojnë humor dhe nuk mund të bëj filozofin. Në rrjetet sociale kam dashur të jem njeri i popullit. Mendoj se këtë e kam bërë mësë miri.
Në një set xhirimi, përgjegjësia bie mbi mua, si regjisor dhe skenarist. Në aktrim futem dhe performoj si aktor komik, duke lënë pas nervat dhe lodhjen”, tha Zebervoki.


