“Jam krenar për djaloshin që po bëhesh”, Ermal Mamaqi emocionon me urimin për djalin në 13-vjetorin e lindjes

Aktori dhe opinionisti i “Ferma VIP 3”, Ermal Mamaqi, ka ndarë një urim të veçantë për djalin e tij, Joelin, i cili feston 13-vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi ka kujtuar emocionet e ditës kur u bë baba për herë të parë, duke shkruar se ardhja në jetë e Joelit i dha një tjetër kuptim jetës së tij.
“Sot, 13 vite më parë, u bëra baba. Mbaj mend ende momentin kur të mbajta për herë të parë në krahë. Që atë ditë, jeta ime mori një kuptim tjetër. Mësova durimin. Mësova të dua pa kushte.
Mësova se sukseset e mia më të mëdha nuk janë në skenë apo në biznes, por në shtëpi, kur të shoh të qeshësh. Sot jam krenar për djaloshin që po bëhesh, Joel. Unë do jem gjithmonë këtu. Jo për të ecur në vendin tënd, por krah teje. Gëzuar jetën, Joel! Të dua pafundësisht”, shkruan Ermali.
Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.


