Sylvester Stallone shpërthen ndaj Richard Gere / “Do t’ia kisha thyer dhëmbët

Pas mbi gjysmë shekulli, Sylvester Stallone zbulon një prapaskenë që ka të bëjë me atë dhe një mit tjetër të Hollivudit. Por në këtë rast nuk ka asnjë fund të lumtur, përkundrazi. Vërtet, sepse Sly dhe Richard Gere janë bërë dy ikona të Hollivudit, por karrierat e tyre janë kryqëzuar shumë kohë para suksesit të madh. Dhe gjërat nuk shkuan aspak mirë. Por le të ecim me radhë.
Gere dhe Stallone gati në grushte në sheshxhirim
Në librin e tij të ri me kujtime The Steps, Stallone i është rikthyer eksperiencës së turbullt të jetuar gjatë përgatitjes së The Lords of Flatbush, një filmi të vitit 1974 të vendosur në Bruklinin e viteve pesëdhjetë. Gere ishte zgjedhur fillimisht për kastin, por marrëdhëniet me të ardhmen e “Rocky”-t u degraduan shpejt. Shkëndija e parë erdhi gjatë një improvizimi.
Gere e kishte kapur Stallonen për fanellë me shumë energji, duke arritur t’i ngulte thonjtë në lëkurë. Stallone i kërkoi të moderohej, por gjatë një prove të dytë situata u përsërit. Në atë pikë iu drejtua regjisorit Stephen Verona duke e pyetur nëse mund të reagonte siç do të bënte në jetën reale. Në pyetjen se çfarë kishte ndër mend të bënte, përgjigja ishte e pakompromis: do t’ia kishte thyer dhëmbët. Për fat të mirë, regjisori e theu që ta shmangte.
Pastaj sherri në makinë… për një pulë me mustardë
Pika e vërtetë e kthesës erdhi pak ditë më vonë në Koni Ailand. Bënte ftohtë dhe gjatë orës së drekës dy aktorët u strehuan në sediljen e pasme të një makine. Stallone kishte një hot dog, ndërsa Gere një copë të madhe pule të mbuluar me mustardë. Stallone kishte frikë se ushqimi do t’i pikonte sipër. Gere e siguroi, por pak më vonë yndyra përfundoi efektivisht mbi pantallonat e kolegut.
Në atë pikë Stallone reagoi, duke treguar se e kishte goditur Gere me bërryl dhe e kishte nxjerrë zvarrë jashtë makinës. Verona ndërhyri para se situata të degjeneronte më tej. Fakti është se bashkëjetesa në sheshxhirim ishte tashmë e pamundur. Prodhimi zgjodhi Stallonen dhe Gere u largua. Roli i tij kaloi te Peri King, ndërsa në film u shfaq edhe Henri Vinkler, i destinuar pak kohë më vonë të bëhej i famshëm si Fonz i Happy Days.
Një antipati që zgjati dekada
Historia, megjithatë, nuk do të kishte mbyllur me kaq. Sipas asaj që u tregua vite më vonë nga Elton Xhon në kujtimet e tij, Stallone dhe Gere do të ishin ritakuar në një event në prani të Princeshës Diana.
Sintonia mes Gere dhe Lady D-së do ta kishte mërzitur Stallonen dhe të dy do të kishin ardhur sërish afër përplasjes fizike në një korridor. Një rivalitet i Hollivudit i lindur kur të dy ishin ende larg të qenit superyje. Dhe që, siç duket, nisi vërtet me një fanellë të tërhequr dhe pak pika yndyre pule.


