I mori 15 mijë euro dhe e shantazhoi me foto nudo, arrestohet shqiptari në Greqi

Bota

-1002-0-polakja-greqi-6ab61fb8a6990.png
Një 28-vjeçar shqiptar po hetohet nga policia greke, pasi akuzohet për mashtrim dhe shantazh ndaj një gruaje. 

Shqiptari është denoncuar nga një 44-vjeçare me origjinë polake, e cila pretendon se ai e ka mashtruar duke i marrë  rreth 15 mijë euro.

Sipas dëshmisë së 44-vjeçares, i riu e ka bindur atë, duke i paraqitur informacione dhe fakte të rreme, që t’i transferonte shuma të ndryshme parash në disa këste gjatë periudhës nga tetori 2024 deri në nëntor 2025.

Në total, gruaja pretendon se i ka dhënë 28-vjeçarit 15,417 euro. Kur kuptoi se informacionet që i ishin paraqitur nuk përputheshin me realitetin, ajo i kërkoi atij që t’i kthente paratë.

Por, në këtë moment, 28-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar gruan dhe i ka thënë se do t’u dërgonte të afërmve foto nudo të saj, të cilat pretendohet se i kishte në posedim. E frikësuar nga kërcënimet, 44-vjeçarja iu drejtua autoriteteve policore dhe bëri kallëzim për mashtrimin financiar dhe kërcënimet që pretendon se kishte marrë.

Pas denoncimit, policia e Rodosit ka proceduar penalisht 28-vjeçarin për mashtrim, kërcënime dhe pornografi për hakmarrje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion