Britania ultimatum Iranit: Jo aktiviteteve armiqësore në territorin tonë

Bota

londra.jpg
Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband ka paralajmëruar ministrin e  Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, se Britania e Madhe “nuk do të tolerojë intimidimin, kërcënimet apo aktivitetet armiqësore në territorin britanik”.

Dy zyrtarët u takuan në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, Miliband shprehu vendosmërinë e Londrës për t’iu kundërvënë kërcënimeve që lidhen me Iranin, përfshirë sulmet ndaj komunitetit hebre në Britani.

Takimi vjen pas një serie incidentesh, mes tyre zjarrit të qëllimshëm ndaj katër ambulancave të komunitetit hebre në Golders Green në mars.

Sipas BBC-së, shërbimet britanike të inteligjencës fillimisht po shqyrtonin nëse Irani ose organizata të lidhura me të kishin rol në këto sulme, por më vonë arritën në përfundimin se inteligjenca sekrete tregonte për përfshirje të Iranit ose të grupeve të tij aleate.

Miliband dhe Araghchi diskutuan gjithashtu luftën në Lindjen e Mesme, situatën në Ngushticën e Hormuzit dhe ndalimin e një çifti britanik në Iran.

Sipas palës britanike, Miliband i bëri thirrje Iranit të zgjedhë de-përshkallëzimin dhe diplomacinë, ndërsa theksoi rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të përfshijë përfundimin e bllokadës ndaj anijeve iraniane në këtë rrugë ujore. Ai gjithashtu tha se Irani nuk do të “përkulte gjurin” përballë presionit amerikan.

ME TE LEXUARAT