Mbante pa leje një kall'ashnikov dhe municion lu'ftarak, përfundon në pranga 29-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Mbante pa leje një kall'ashnikov dhe municion lu'ftarak,

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Roof”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi R. R., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion