"Një teleskop hapësinor i NASA-s rrezikon të bjerë në Tokë / Dështon misioni i kapjes – 'Mbetjet të rrezikshme'

Një teleskop hapësinor i NASA-s në orbitë po bie drejt Tokës pasi një mision nuk arriti të kryente kapjen për ta kthyer në një nivel orbital më të qëndrueshëm.
Nga faqja e internetit e CNN mësohet se bëhet fjalë për teleskopin e famshëm Neil Gehrels Swift Observatory, i lëshuar më 20 nëntor 2004 me misionin fillestar për të studiuar shpërthimet më të fuqishme të universit, të ashtuquajturat rreze gama (GRB), por i përdorur më pas edhe për të vëzhguar lloje të tjera të shpërthimeve kozmike, përveç asteroideve dhe kometave, falë shpejtësisë së tij për t'u riorientuar shpejt për të vëzhguar ngjarje kozmike jetëshkurtra prej pak çastesh, si flakët e vrimave të zeza. Misioni e ka marrë emrin nga Neil Gehrels, një astrofizik i famshëm amerikan i specializuar në astronominë e rrezeve gama.
Teleskopi hapësinor Neil Gehrels Swift Observatory (NASA) Do të bie para se të mbushë 22 vjeç në orbitë
Me kalimin e kohës, fatkeqësisht Swift-i ka nisur të humbasë lartësi për shkak të rezistencës atmosferike, një fenomen i theksuar nga rritja e aktivitetit diellor gjatë dy viteve të fundit, dhe për rrjedhojë mund të bier në Tokë pak para se të mbushë 22 vjeç në orbitë, pra midis fillimit dhe mesit të muajit tetor.
Misioni me satelitin Link NASA kishte tentuar ta kthente "në shinat e duhura" opservatorin, i cili peshon 1.452 kilogramë dhe "fluturon" rreth 325 kilometra mbi kokat tona, përmes një misioni hapësinor, por diçka nuk shkoi si duhet. Zgjidhja e gjetur kishte qenë ndërtimi i posaçëm në një kohë të shkurtër i një sateliti tjetër, të quajtur Link, i zhvilluar, ndërtuar dhe lëshuar nga kompania Katalyst Space Technologies brenda 9 muajsh, për ta dërguar më pas për të kapur teleskopin dhe për ta kthyer në një orbitë të qëndrueshëm.
Sateliti Link mbetet pa karburant:
Misioni dështon Operacioni i ndërlikuar i shpëtimit u zhvillua në fillim të korrikut, kur tashmë Swift-i orbitonte pa kontroll. Në fillim të shtatorit, Link iu afrua Swift-it, por operacionet e vështira të afrimit dhe kapjes – sepse teleskopi nuk ishte projektuar për ndërhyrje mirëmbajtjeje në hapësirë – shpenzuan karburantin e satelitit të shpëtimit, duke e bërë të kotë përpjekjen për të orientuar sërish orbitën.
Së shpejti do të jetë e pamundur të shmanget rënia
Në këtë pikë, ekspertët e NASA-s kanë parashikuar se, nëse asgjë nuk ndërhyn për të ndryshuar zbritjen, sapo Swift të ketë rënë nën 300 kilometra nga Toka, ngjarje që pritet të ndodhë në mes të tetorit, do të jetë pothuajse e pamundur të gjendet një zgjidhje dhe më pas teleskopi hapësinor do të nisë rënien e tij duke u djegur në atmosferë.
Ekspertët: "Mbeturina të rrezikshme".
NASA hesht Sipas LeoLabs, një kompani që merret me monitorimin e hapësirës, e konsultuar nga CNN, disa komponentë të Swift-it mund të mos shkatërrohen gjatë rihyrjes dhe të kthehen në mbeturina të rrezikshme për njerëzit apo pronat, megjithëse ka shumë të ngjarë të bien në det. Por NASA, e pyetur nga mediat, nuk ka dashur të komentojë mbi rreziqet e mundshme.


