“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

Aktualitet

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital,

Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT mohon faktin që të shtunën të kenë mbërritur 300 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të drogave që kanë përdorur apo që t’u jenë hedhur në gotat e pijeve, duke u humbur totalisht vetëdijen.

Bëhet fjalë për “Rape Drug” (Rohypnol), një substancë narkotike ku përdoruesi kalon në gjendje të pavetëdijshme dhe mund të abuzohet seksualisht, e të nesërmen nuk kujton asgjë.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë ka një këshillë për të gjithë të rinjtë, madje shkon përtej kur flet edhe si prind.

“Dëfreheni me njerëz të besuar dhe bëni kujdes me pijet e hapura. Më mirë porosit një tjetër nëse u largove për pak nga tavolina. Dil me njerëz të besuar”, tha Andrin Tahiri, shef i Shërbimit të Toksikologjisë

Dëfreheni, por pa abuzuar me droga. Mos bëni përzierje të substancave me alkoolin, pasi dëmet janë deri të parikuperueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion