Irani ofron rihapjen e Hormuzit brenda 48 orëve, por i vendos kushte SHBA-së

Bota

Irani ofron rihapjen e Hormuzit brenda 48 orëve, por i vendos kushte

Teherani konfirmoi të hënën se po zhvillon bisedime të tërthorta dhe intensive me Uashingtonin me qëllim shmangien e një raundi të ri sulmesh ushtarake amerikane, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi deklaruan se Irani është i gatshëm të rihapë ngushticën e Hormuzit, korridorin kyç të energjisë, brenda dy ditëve, me kusht që SHBA të plotësojë kërkesat e Teheranit.

Ministri i Jashtëm Araghchi bëri me dije se Katari dhe Pakistani po luajnë një rol shumë aktiv si ndërmjetësues në këtë proces.

Paralelisht, Kina ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm në tryezën e negociatave, ndërsa shefi i sigurisë kombëtare të Iranit ka diskutuar zhvillimet e konfliktit me Presidentin rus Vladimir Putin.

Teherani shprehet i gatshëm të zbatojë planin e rihapjes së ngushticës me kusht që SHBA të pranojë kërkesat e tij, të cilat përfshijnë dhënien fund të luftës në të gjitha frontet, heqjen e sankcioneve mbi naftën dhe zhbllokimin e aseteve iraniane.

Sipas zëdhënësit Baghaei, ky propozim dëshmon një “qasje me besim të mirë” nga ana e Iranit për të rivendosur sigurinë në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion