Gjendet pa shenja jete 19-vjeçari në Kosovë, detajet e para

Kosovë&Rajon

Gjendet pa shenja jete 19-vjeçari në Kosovë, detajet e para
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut.
  
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri me dije se rasti është raportuar rreth orës 13:30, pasi familjarët kanë gjetur të riun pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës si dhe ekipi mjekësor i QKMF-së, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Sipas policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion