FOTOLAJM/ Qëndresa e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron edhe dy protestues

Studentët vijojnë qëndresën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme janë shoqëruar nga policia edhe dy të rinj të tjerë.

Siç shihet edhe nga pamjet, dy të rinjtë janë shoqëruar drejt komisariatit, pa bërë rezistencë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.
Ndryshe nga shoqërimet e mbrëmjes, paraditen e sotme protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes studentëve dhe policisë.
Disa prej të rinjve përfunduan në spital me lëndime në trup, pasi, sipas raportimeve, u goditën me grushte dhe shkopinj gome.
Ndërkohë, protesta pranë Ministrisë së Arsimit vijon, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë për t’i larguar me gaz lotsjellës apo ujë hedhëse.


