VIDEO/ Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti që u përball i vetëm me 6 efektivë të FNSH-së (EMRI)
Lajmifundit
/
13 October 2026, 21:25
Aktualitet

Prej orës 14:00, protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë me presion.

Disa pamje kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa një student duket i rrahur keq.
Ai është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë me shkopinj gome të FNSH-së. Mësohet se ai është Klevin Metaj, student i Universitetit të Tiranë.

