FOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona

Kosovë&Rajon

FOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagoset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes, 6 nëntor, në zonën e Kolonos në Athinë, ku një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plumb në pjesën e barkut, por fatmirësisht është në jetë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja është raportuar rreth orës 20:35, në rrugën “Lenorman”, në numrin 197, në zonën e Kolonos. Ka qenë një banor i zonës ai që ka telefonuar shërbimet e emergjencës, duke njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Kolonos-Athine-shqiptari-plagosje-atentat-2.jpg

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë gjetur 36-vjeçarin e plagosur brenda makinës së tij. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Ndërkohë, deri më tani, policia greke (ELAS) ka shoqëruar dy persona në lidhje me ngjarjen. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të plagosjes.

FOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagosetFOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagosetFOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagosetFOTO/ Atentat ndaj një shqiptari në Greqi, 36-vjeçari plagoset

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion