Fasoneritë drejt tkurrjes/ Mbyllen rreth 150 njësi në vitet e fundit, sipërmarrësit propozojnë masa

Aktualitet

Fasoneritë drejt tkurrjes/ Mbyllen rreth 150 njësi në vitet e

Industria e manifakturës po përballet me një nga periudhat më të vështira, ndërsa sektori i fasonerisë vijon të humbasë vende pune dhe kompani.

Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur kjo  industri, sot  numri ka zbritur në rreth 40 mijë. Shifrat u bënë publike në një takim të Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” me bizneset e sektorit të fasonerisë në qarkun e Elbasanit, kryesisht në fushën e tekstileve.

Sipas të dhënave të shoqatës, nga rreth 700 njësi fasonerie që kanë qenë pjesë e saj, rreth 150 janë mbyllur vitet e fundit.

Përfaqësuesit e bizneseve në Qarkun e Elbasanit, shprehen se situata po vështirësohet vit pas viti.

Rënia e euros, rritja e çmimit të naftës dhe kostot e prodhimit, sipas tyre, kanë ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetin e fasonerive dhe në marrëdhëniet me partnerët e huaj.

Përballë kësaj situate, “Manifaktura Shqiptare” ka propozuar gjashtë masa për t’u përfshirë në Paketën Fiskale 2027, mes tyre lehtësimin e kostos së punës, rritjen e amortizimit fiskal, uljen e tarifave doganore për lëndët e para, lehtësira për fitimin e riinvestuar dhe krijimin e një fondi grantesh për teknologjinë dhe automatizimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion