Protesta e studentëve në ditën e 15-të/ Nisin tensionet e para, protestuesit i vënë flakën një peme pranë Kryeministrisë
Lajmifundit
/
27 October 2026, 18:02
Aktualitet

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.
Forcat policore, përfshirë autobotin kanë qëndruar të pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.
Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat, e më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.


