EMRI+AKUZAT/ Ekstradohet në Itali 40-vjeçari me dy identitete nga Shijaku

Aktualitet

EMRI+AKUZAT/ Ekstradohet në Itali 40-vjeçari me dy identitete nga

Një 40-vjeçar nga Shijaku, i dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar drejt shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për Fatjan Stafën, alias Fatjan Dushku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, Stafa, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë.

Ai dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes palëve, duke organizuar lidhjen deri në dorëzimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.

Pas ekstradimit, 40-vjeçari do të vuajë në Itali pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion