"El Nino"/ Bolivia në prag të fenomenit shkatërrimtar, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ditën e sotme e kjo për pasojë të fenomeneve klimatike të kohëve të fundit në vend.
''El Niño” është gati të trokas në derën e shtetit amerikano-latin dhe kjo ka bërë që të shpallet emergjenca kombëtare.
Fenomeni që ka paralizuar tokën boliviane njihet për thatësirat, uraganet dhe përmbytjet që sjellë. Presidenti, Rodrigo Paz me qëllim mobilizimin e fondeve financiare për përballimin e emergjencës ka firmosur dekretin zyrtar shtetëror.
Autoritetet do të nisin direkt të venë në zbatim urdhrin e firmosur dhe do të marrin masa të mëdha logjisitike dhe humanitare, për të patur sa më pak dëme dhe më e rëndësishmja sa më pak viktima në fund të këtij cikloni shkatërrimtar.


